Site icon Telegrafi

Dua Lipa shfaq linjat atraktive dhe bën sërf në pushimet me të dashurin, Anwar Hadid në Malibu

Tashmë ata e kanë bërë totalisht publike lidhjen e tyre.

Dua Lipa u pa me të dashurin e saj Anwar Hadid të premten, në një plazhet e Malibusë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Krijuesja e hitit “New Rules”, 24 vjeçe, dukej senzacionale në bikini të bardha duke zbuluar linjat e saj trupore dhe aftësitë në sërf.

Këngëtarja shqiptaro-britanike notonte e lumtur në krahët e të dashurit të saj.

Ndërsa çifti u përpoq të tregonte harmoninë mes tyre, Dua i mbijetonte dallgëve, teksa Anwar u rrëzua nga vala.

Ky argëtim i tyre vinte vetëm disa orë para se të festonin ditëlindjen e 24-të të Dua-së, në një darkë të mbyllur me një grup miqësish.

Gjatë darkës, Dua dhe Anwar nuk i mbanin duart për asnjë moment larg njëri-tjetri, teksa ndanin em ndjekësit në Instagram disa imazhe nga momentet e tyre të ëmbla.

Në fillim të këtij muaji, Dua ishte me të dashurin e saj në Kosovë për festivalin Sunny Hill. /Telegrafi/

Exit mobile version