Dua Lipa ndau me ndjekësit në rrjetet sociale një ‘selfie’ ku paraqitej kryesisht e zhveshur para pasqyrës të martën.
Ylli i popit publikoi fotografi të shumta në Instagram dhe Twitter duke përfshirë një pamje seksi të sajën me një bluzë të zezë dhe një palë mbathje që përputheshin me ngjyrën e bluzës.
Dua ngriti bluzën lartë për të treguar barkun e saj të sheshtë dhe të tonifikuar në pasqyrë, shkruan DailyMail.
“Liquorice Allsorts”, shkroi Lipa në mbishkrimin e këtyre fotografive për 59.8 milionë ndjekësit e saj në Instagram dhe 7.1 milionë në Twitter.
Këngëtarja fituese e Çmimeve “Grammy” gjithashtu publikoi disa fotografi të qenit të saj të zi në prehrin e saj ndërsa hipte në një automjet me palma në sfond.
Dua tregoi në Instagram se po postonte fotografi nga Los Angeles.
Këngëtarja e hitit “New Rules” gjithashtu përdori një sipërfaqe me shkëlqim për të bërë një “selfie” të qenit të saj.
Dua kishte vënë syze dielli dhe kishte veshur pantallona të shkurtra ndërsa bënte foton së bashku me një maskë blu për fytyrën, në mes të pandemisë së coronavirusit.
Këngëtarja e lindur në Londër gjithashtu postoi një portret të qenit me bishtin e tij të dredhur dhe veshët e rrotulluar.
Dua përndryshe publikoi albumin e saj të dytë “Future Nostalgia” në mars të vitit të kaluar në mes të fillimit të pandemisë së coronavirusit dhe suksesi i këtij albumi është pasqyruar me gjashtë nominime në mbrëmjen më të madhe muzikore të vitit, “Grammy Awards 2021”.
Albumi ka disa këngë të suksesshme të përfshira në të si: “Physical”, “Break My Heart” dhe “Levitating”, si dhe solo kënga “Don’t start now”, e cila arriti në vendin e dytë në Mbretërinë e Bashkuar dhe listën e “Hot Billboard” të ShBA-së.
Dua Lipa është në një lidhje që nga qershori i vitit 2019 me Anwar Hadid, 21 vjeç, vëllai i vogël i modeleve Gigi dhe Bella Hadid. /Telegrafi/