Dua Lipa është duke u izoluar në Londër së bashku me të dashurin e saj, Anwar Hadid.
Krijuesja e hitit “New Rules” po e shfrytëzon kohën duke shfaqur aftësitë e gatimit, në një pjatë palestineze me pamje të shijshme.
Në një moment të shkurtër, dyshja pozuan me një ‘selfie’ në dhomën e tyre të planit të hapur, me Dua që i dhuroi një buzëqeshje ndërsa Anëar shikoi në aparat fotografik, shkruan Daily Mail.
Ndërsa një imazh tjetër pa çiftin që përgatiste një pjatë me ‘Maeloubah’ palestinez, një pjatë me oriz dhe qengj, të cilën e ndau babai i Anwar, Mohamed Hadid, në faqen e tij në Instagram.
Ndërkohë, për ëmbëlsirë Anwar dhe Dua përgatitën në një tortë të madhe çokollate, duke lënë dy vrima të mëdha në të ndërsa filluan të hanin me lugë.
Si dhe duke treguar se çfarë ata kanë bërë në kuzhinë, Dua gjithashtu zbuloi se ajo do të kalonte kohën duke i bërë vetes manikyr çdo tri ditë.
Ndërsa ajo renditi edhe filmat që kishin parë gjatë kësaj jave, duke kërkuar nga fansat më shumë rekomandime për filmin. /Telegrafi/