Sukseset për artisten shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, nuk kanë të ndalur.
Këtë vit ajo fitoi dy çmime “Grammy”, dy në “Global Awards” dhe një në “Brit Awards”.
Ndërkohë, Official Charts që është faqja që promovon këngët më të ranguara në top listat botërore, ka cekur së fundmi një tjetër sukses të këngëtares shqiptare.
Më datë 8 mars, ata vendosën të tregojnë 40 hitet më të mëdha të dekadës, të interpretuara nga këngëtaret femra, e që në vendin e katërt renditet kënga “New Rules” e artistet Dua Lipa.
Vendi i parë kryesohet nga hiti “Someone like you” i interpretuar nga Adele, teksa në vendin e dytë renditet Sia me “Cheap Thrills”.
Kënga e tretë që ka qëndruar më lartë në klasifikim në top lista, kënduar nga një artiste femër është “Hello”, e kënduar po prapë nga Adele.
E renditur e katërta në këtë listë, Dua ka lënë pas emra shumë të njohur si: Rihanna, Camila Cabello, Katy Parry, Taylor Swift etj.
E lumtur nga ky sukses, artistja shqiptare vendosi që të ndajë me ndjekësit në InstaStory këtë listë, e cila tregon 40 hitet më të klasifikuar në top lista, të kënduara të gjitha nga artistet femra.
Ndërkohë, projekti i fundit muzikor që Lipa ka prezantuar për fansat e saj është “Swan Song”, e cila është kolona zanore e filmit “Alita: Battle Angel”. /Telegrafi/