Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është shfaqur së fundmi në kopertinën e “Vogue France”.
Ajo ka folur për jetën private, karrierën, të kaluarën e po ashtu edhe për projektet e reja.
Në intervistën e publikuar të enjten, ylli i popit, 28 vjeçe, tregoi se amësia nuk është në mendjen e saj në këtë moment.
Këngëtarja e “Dance the Night” foli gjithashtu për marrëdhëniet e saj të ngushta me prindërit e gjyshërit, gjersa theksoi: “Familja është shumë e çmuar”.
Pas kësaj, ajo u pyet nga “Vogue France” nëse po planifikon të ketë një fëmijë së shpejti.
“Hmm, ndoshta. Por asgjë nuk është planifikuar”, u shpreh ylli i famshëm.
Zeshkania pranoi se ka një “fëmijë” në jetën e saj që po merr gjithë vëmendjen dhe dashurinë.
Autorja e “Levitating” bëri shaka duke shtuar: “Fëmija i vetëm për të cilin po mendoj është albumi im i ri”.
Themeluesja e buletinit “Service95” festoi së fundmi ditëlindjen e saj të 28-të dhe premierën e hitit “Barbie” të Greta Gerwig, në të cilin luan Mermaid Barbie dhe shkroi këngën origjinale “Dance the Night”.
Lipa vlen të ceket se u shfaq në film vetëm 30 sekonda. /Telegrafi/