Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Krahas këngëve që po sjell, ajo ka paralajmëruar se këtë vit do të publikojë albumin e dytë, për të cilin ka shkuar të punojë në Xhamajka.
Pos kësaj, bukuroshja ka bërë të ditur se gjatë muajit maj sërish do të jetë para publikut polak.
Kështu së paku ka bërë të ditur vetë Dua përmes llogarisë personale në Facebook.
“Polonia, shihemi në qershor”, ka shkruar Lipa në Facebook gjersa kujtojmë se vitin e kaluar ka marrë pjesë në festivalin e Varshavës.
Theksojmë se “Orange Warsaw Festival” mbahet çdo vit ndërsa këtë vit do të mbahet më 1 qershor.
Ndryshe, hiti i këngëtares “New Rules” është shikuar mbi 870 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/