Telegrafi

Dua Lipa së shpejti në bashkëpunim me Calvin Harris

Foto: Getty Images

Dua Lipa vazhdon të jetë njëra ndër këngëtaret më të diskutuara dhe të pëlqyera të momentit.

Sukseset e saj të vazhdueshme, e kanë radhitur atë në vendet e para në top listat më të mëdha britanike dhe amerikane.

Dua Lipa (Foto: Getty Images)

Së fundmi, mediat e huaja kanë shkruar për një bashkëpunim të ri, që pritet mes këngëtares Lipa dhe DJ-t të njohur, Calvin Harris.

Ky i fundit ka qenë njëherësh edhe ish-i dashuri i këngëtares tjetër shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Calvin Harris (Foto: Getty Images)

Lajmi për bashkëpunimin mes Calvin dhe Duas vjen pas një statusi të Calbvinit në rrjetin social Twitter, ku shkruan emrin e tij dhe të koleges.

Ndryshe, Lipa për momentin është duke mbajtur turin e saj të koncerteve në Australi. /Telegrafi/