Telegrafi

Dua Lipa sapo publikoi këngën më të re, pjesë e fushatës së veturave të Jaguarit

Është një ditë e madhe për Dua Lipa dhe një kohë e mirë për të qenë fans i këngëtares.

Bukuroshja jonë sapo ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me bendin e pop-muzikës, Blackpink.

Fillimisht kënga ishte menduar të jetë e albumit debutues, por u hoq për arsye të panjohura.

Megjithatë, 23-vjeçarja herë pas here e ka kënduar në koncerte të ndryshme, duke rritur presion që ta sjell edhe një videoklip.

Kënga, e titulluar zyrtarisht “Dëshironi të (PACE Remix)” është publikuar së bashku me fushatën e Duas me Jaguarin, PACE, që është pjesë e markës së veturave të njohura.

Lexo po ashtu Kënga e re e shndërron në biondinë Dua Lipën

Dua Lipa së shpejti do të sjell edhe bashkëpunimin me Silk City, ‘Electricity’, e cila do të dalë më 6 shtator.

Ndryshe, Dua është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell në albumin e ri. /Telegrafi/