Ajo nuk është më e huaja për njerëzit që e shohin në rrugët e metropoleve botërore.
Bëhet fjala për Dua Lipën, e cila tërhoqi vëmendjen e njerëzve gjersa po ecte nëpër rrugët e New Yorkut.
Bukuroshja 22-vjeçare edhe njëherë u shfaq tejet elegante teksa kishte të veshur një palë çizme të gjata prej lëkure të zezë që i shfaqte edhe më seksi këmbët.
Ajo sipër kishte të veshur reçipetat të mbuluara me një rrjet të formuara prej diamanteve të vogla.
Super kombinimit i ka shtuar edhe tuta të shkurta të bardha, të cilat në total e bënte të shkëlqente zeshkanen tonë.
Duke u siguruar që të mundte të nxehtin, Dua kapi një shishe uji me dorë gjersa ecte nëpër rrugët e zëna të “Big Apple”.
Ndryshe, bukuroshja jonë është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.
Kujtojmë se Lipën do ta shohim gjatë muajit gush në një koncert në Prishtinë, në kuadër të festivalit “Sunny Hill”, i cili organizohet nga ati i këngëtares, Dukagjin Lipa. /Telegrafi/