Ajo së fundmi u zhvendos sërish në Mbretërinë e Bashkuar pasi kaloi verën në Amerikë me të dashurin e saj, Anwar Hadid.
Dhe Dua Lipa dukej e mrekullueshme ndërsa u ngjit në skenë për të performuar në shfaqjen e “Graham Norton” të enjten.
Krijuesja e hitit “One Kiss”, 25 vjeçare, mori vëmendje me një fustan ngjyrë argjendi i cili njëherësh kishte formën e një pelerine.
Dua njëkohësisht ka përdorur krahët e saj për të shfaqur mëngët mahnitëse të fustanit dhe materialin me thekë ndërsa interpretonte këngën e saj.
Bukuroshja dukjen e kompletoi me flokë të kapura dhe me një buzëkuq të lehtë për të theksuar më shumë tiparet e fytyrës.
Këngëtares gjithashtu iu bashkuan aktori Hugh Grant, komediani Romesh Rangananthan dhe Nigella Lawson.
Performanca e Lipës vjen pasi ajo bëri përpjekje të reja për të bindur fansat që të bashkoheshin me të në koncertin e saj virtual.
Artistja me prejardhje shqiptare mbrëmë po ashtu ka lansuar këngën e re “Prisoner”, në bashkëpunim me Miley Cyrus.
Projekti është pjesë e albumit të ri të kësaj të fundit të titulluar “Plastic Hearts”. /Telegrafi/