Dua Lipa nuk ka frikë të tregojë anën e saj të guximshme.
Këngëtarja e “Levitating”, 25 vjeçare, është e njohur për stilin seksi duke përfshirë këtu edhe paraqitjen e fundit, në të cilën është ekspozuar më shumë se ç’duhet.
Duke pozuar në Instagram të hënën, ylli kishte veshur një fustan të zi Monot (1,430 dollarë) me logo G-string (16,95 dollarë) nga marka e të brendshmeve të Rihanna Savage X Fenty.
Lipa është artistja e fundit që iu bashkua të famshmëve tjerë në trendin e tangave duke përmendur këtu, Hailey Baldwin, Jennifer Lopez, Bella Hadid, Beyonce dhe Olivia Culpo.
I dashuri i Lipës, Anwar Hadid, i cili u shfaq në njërën nga imazhet, komentoi me një mori ‘emoji’ zemrash në postim.
Duket se po ashtu prindërit e këngëtares Anesa dhe Dukagjin Lipa miratuan pamjen joshëse, pasi të dy komentuan me disa ’emoji’.
Prodhuesja e hitit “Hallucinate” është po aq e guximshme kur bëhet fjalë edhe për flokët e saj. Ndërsa aktualisht është kthyer në zeshkane, ajo bëri shumë eksperimente gjatë vitit të kaluar, duke provuar nuancat e trëndafilit, portokallit dhe të kuqes me ndihmën e Hadid.
Ndërkohë, në kopertinën e Vogue të muajit shkurt ajo zgjodhi të shfaqet një flokëverdhë mjaft tërheqëse. /Telegrafi/