Telegrafi

Dua Lipa rikthen romancën me ish-të dashurin Isaac Carew?

Këngëtarja Dua Lipa vazhdon të lakohet si një ndër emrat më të suksesshëm të tregut muzikor ndërkombëtar.

Lajmet që qarkullojnë për të janë të shumta, kryesisht rreth projekteve të reja apo sukseseve në karrierë.

Lexo po ashtu Në ditëlindjen e babait, Dua arrin rekord prej 700 milionë dëgjimesh në Spotify

Edhe lajmet për jetën private marrin gjithashtu një vëmendje të madhe tek ata që e ndjekin.

Vitin e kaluar, Lipa ishte në lidhje me Isaac Carew, lidhje e cila përfundoi pas disa muajsh.

Dua Lipa dhe Isaac Carew

Por, mesa duket viti 2018 duket të jetë vit i rikthimit për dyshen në fjalë, ose kështu të paktën tregojnë shenjat e para.

Një fotografi e publikuar nga Dua në rrjetin social Instagram ka arritur të marrë pëlqimin e Isaac, e gjithashtu edhe një koment.

Pas ndarjes, dyshja kishin fshirë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, gjersa ky rikthim me komente dhe pëlqime ndaj njëri-tjetrin, çon në mendimin se dyshja po i rikthehen lidhjes së dikurshme.

Gjithsesi, e ardhmja do e zbulojë më së miri se si qëndrojnë raportet mes të dyve. /Telegrafi/