Këngëtarja shqiptare e njohur tashmë në mbarë botën, Dua Lipa, është rikthyer sërish në vendin ku performoi për herë të parë.
Fjala është për emisionin e Jimmy Fallon “The Tonight Show Starring”, e cila aty interpretoi për herë të parë në vitin 2016, kur thjesht ishte një artiste në tentativat e para për të hyrë në tregun botëror të muzikës.
Me rikthimin pas tri vitesh, ylli 24-vjeçar përmes një postimi të publikuar në Instagram, bëri të ditur ndihmën që i ka ofruar komediani Fallon dhe do jetë pranë tij përgjatë dy netëve.
“Jimmy Fallon më dha mundësinë e performancës së parë në ekranet amerikane në 2016-tën, menjëherë pas e përqafova shumë”.
“Çuditërisht, ai më ftoi sërish pas saj dhe unë sërish jam tejet e emocionuar për t’iu bashkëngjitur në dy netë rreshtme 18 dhe 19 Dhjetor. Mos e humbisni”, ka theksuar Lipa në postimin e saj.
Këto ditë, këngëtarja Lipa ka qenë mjaft e angazhuar pasi ishte e pranishme edhe në “The Voice” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të kënduar disa nga hitet e saj përfshirë projektin e ri “Don’t Start Now”.
Ndërkaq, në vitin 2020 ajo do të sjellë albumin e ri të titulluar “Future Nostalgia”, nga i cili tanimë veçse i ka lëshuar tri këngë. /Telegrafi/