Në muajt e fundit, këngëtaren e hitit “New Rules” e shohim në rrugë në një lloj uniforme teksa sytjenet shihen si këmishë.
Dua Lipa gjatë ditës së djeshme u rendit në top 25 femrat britanike më me ndikim në botë, gjersa edhe sot është temë e mediave rozë.
Bukuroshja jonë u fotografua në krahët e Isaac Carewt duke dalë nga Soho House në Londër më 30 maj, ku kishte veshur një palë pantallona prej lëkure të larta, xhaketë farmerke dhe sytjena të ndezura të kaltra.
Në këtë formë 22-vjeçarja ka konfirmuar ribashkimin me modelin britanik, me të cilin ishte ndarë një vit më parë.
Gjersa revista “Vogue”, edicioni për të rinj, i ka kushtuar kohë veshjes së Lipës, ku ndër të tjerash shkruan se mos u mashtroni nga xhaketa e rastësishme e xhinsit, megjithëse hapet lirshëm kur 20-vjeçari ecte poshtë rrugës, duke mbuluar pak më shumë se shpatullat dhe krahët e saj.
Stili i shqiptares është i guximshëm, por disi ajo e bën atë të duket e lehtë, shkruan revista teeenvogue.
Ndryshe, Dua gjatë verës do të jetë prezente në Kosovë, ku do të performojë në festivalin “Sunny Hill”. /Telegrafi/