Site icon Telegrafi

Dua Lipa relaksohet gjatë vikendit me familjen dhe të dashurin në fshat

Foto: Dua Lipa/Rina Lipa/InstaStory

Këngëtarja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Dua Lipa, ka ikur pak nga atmosfera dinamike e qytetit.

Ajo ka vendosur që bashkë me familjen e saj pesë anëtarëshe dhe të dashurin e saj, Anwar Hadid, ta kalojnë vikendin në fshat.

Përmes rrjeteve sociale, Dua ka publikuar momente nga shëtitjet me të dashurin me biçikleta rrugëve të fshatit.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

Motra e saj, Rina, gjithashtu ndau me ndjekësit një fotografi të së motrës, e cila shihet duke ledhatuar një nga kuajt, me të cilët ka kalëruar gjatë qëndrimit të saj në fshat.

Foto: Rina Lipa/InstaStory

Anwar Hadid, me të cilin artistja shqiptare është në lidhej prej muajit qershor, ndërkohë ka hedhur imazhe nga ambienti ku është duke i shijuar pushimet bashkë me familjen Lipa.

Foto: Anwar Hadid/InstaStory

Duket se jeta dinamike në qytet, i ka bërë pjesëtarët e kësaj familje, që vikendin ta kalojnë një vend të qetë rural.

Dua Lipa javën e kaluar ishte prezente po ashtu bashkë me familjarët në eventin promovuar të aromës së re nga YSL, imazh i të cilës është vet këngëtarja.

Foto: Anesa Lipa/Instagram

Sa i përket muzikës, Dua ka publikuar vetëm një këngë gjatë këtij viti, “Swan Song”, e cila ishte edhe kolona zanore e filmit “Alita: Battle Angel”. /Telegrafi/

Exit mobile version