Këngëtarja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Dua Lipa, po punon intensivisht për albumin e saj të ri, njëherësh të dytin në karrierën e saj.
Ajo gjatë këtij viti ka qëndruar shumë në Los Angeles, ku ka realizuar këngët e reja, teksa një prej tyre e publikoi në datën 1 të këtij muaji.
Kënga “Don’t start now” është kthyer tashmë në një prej këngëve më të pëlqyera të momentit, duke kryesuar listat britanike dhe amerikane.
Duke e cilësuar albumin e saj të ri një epokë të re në karrierën e saj, Dua e bëri të ditur se këngët e reja do t’i përkasin një stili tjetër nga ai që jemi mësuar ta shohim deri më tash.
Ndërkohë, së fundmi këngëtarja shqiptare publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, nga prapaskenat e ditës së mërkurë, ku pozoi për kopertinën e albumit.
Duke mos dashur të zbulojë shumë nga dukja e saj, Dua u mjaftua të tregojë se do të shfaqet mjaft provokuese në kopertinën e albumit, duke pozuar nga mbrapa.
“Sot unë jam duke pozuar për kopertinën e albumit”, ka shkruar Lipa në mbishkrimin e kësaj fotografie, gjersa mirëpriti shumë pëlqime e komente nga ndjekësit e saj, të cilët janë plot 35.5 milionë në këtë rrjet social. /Telegrafi/