Telegrafi

Dua Lipa reagon pas interpretimit të “Don’t Start Now” nga Erza Muçolli

Artistja me origjinë nga Kosova, Erza Muçolli, po vazhdon ta dëshmojë veten në çdo interpretim dhe paraqitje skenike.

Ajo së fundmi ka interpretuar këngën “Don’t Start Now” të këngëtares shqiptare me renome botërore, Dua Lipës.

Videon më pas Erza e ka ndarë në rrjetin social, Instagram duke arritur kështu mijëra shikime e komente nga më të ndryshmet nga ndjekësit e saj.

Por, reagimi më i mirë erdhi nga vet artistja shqiptare, e cila e ka vlerësuar lart zërin e bukuroshes nga Drenica.

“Po më pëlqen kjo Erza. Shumë bukur”, ka shkruar Dua në hapësirën për komente, duke i dhënë një përkrahje tejet të madhe Erzës.

Erza Muçolli (Foto: Instagram)

Muqolli po vazhdon të jetë shumë e pëlqyer në Francë, teksa në fillim të muajit mars mbajti një koncert në Kosovë.

Vlen të theksohet se Erza bëri bujë të madhe me paraqitjet në shoun për zbulimin e talentëve në shtetin francez, “France’s got talent”. /Telegrafi/