Site icon Telegrafi

Dua Lipa konfirmon zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill” në Tiranë

Dua Lipa (Foto: Telegrafi)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila njëherësh ishte e përfshirë në organizimin e “Sunny Hill” ka reaguar pas anulimit të festivalit.

Kjo pas zhvendosjes së tij në Tiranë, për shkak të zvarritjes së përgjigjes nga Ministria e Administrimit Publik për dhënien e pronës.

Ajo ka ripostuar një fotografi të faqes zyrtare të “Sunny Hill” në InstaStory, ku u zbulua se festivali do të zhvendoset në Tiranë.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Megjithatë, krijuesja e hitit “Levitating” nuk ka bërë asnjë koment tjetër në lidhje me këtë.

Lexo po ashtu Anulimi i “Sunny Hill Festival 2022” në Prishtinë, letra e Dukagjin Lipës të cilën ia ka dedikuar krerëve të shtetit

Nga ana tjetër, babai i këngëtares, themeluesi i “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa, u shpreh i dëshpëruar teksa ia ka dedikuar edhe një letër krerëve të shtetit.

Dua Lipa (Foto: Telegrafi)

“Sunny Hill” ishte paraparë të mbahej më 4, 5, 6 dhe 7 gusht në një lokacion të ri, Bernicë.

Ngjarja më e madhe kulturore pritej të kthehej pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Telegrafi)
Exit mobile version