Telegrafi

Dua i bashkëngjitet peticionit të kosovarëve për Apple: Vendoseni Kosovën në hartë

Dua Lipa (Foto: Gettyimages/Guliver)

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, i është bashkëngjitur peticionit të kosovarëve për kompaninë Apple.

Kjo vjen për shkak të hartës së të tyre, në të cilën shteti i Kosovës nuk gjendet askund, përfshirë edhe Palestinën.

Një gjë të tillë ajo e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ajo u kërkoi llogari atyre.

(Foto: Instastory)

“Apple ne jepni përgjigje!!! Vendoseni Kosovën në hartë, vendoseni Palestinën në hartë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Fillimisht një imazh të tillë e kisha publikuar një faqe në Instagram, Balkanism, të cilën e kishte huazuar Dua.

“Kosova është më shumë se sa një grumbull i numrave. Ekziston dhe duhet të respektohet. Apple duket të kesh shumë përgjigje për Kosovën dhe Palestinën”, kishte qenë postimi i tyre. /Telegrafi/