Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, ka lindur në Londër dhe një pjesë të fëmijërisë e ka kaluar atje.
Mirëpo gjatë një periudhe katër vjeçare, ajo jetoi në Prishtinë bashkë me familjen e saj, ndërkohë që vijoi mësimet në shkollën private “Mileniumi i Tretë”.
Teksa ishte pjesë e kësaj shkolle, Dua kurrë nuk mungonte në programet shkollore.
Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një video, e cila është realizuar 10 vite më parë kur ajo këndonte në shkollë.
Lipa shihet duke interpretuar këngën “No one” të Alica Keys, ndërsa me siguri se nuk e kishte imagjinuar që pas 10 viteve do të gëzonte këtë sukses që ka sot.
“Sfida ime 10 vjeçare…mirë pothuajse”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e videos në Instagram.
Kjo video vjen një ditë pasi Dua publikoi një tjetër video të rrallë nga fëmijëria e saj, ku shfaqej duke folur në shqip në praninë e familjarëve të saj.
Dua Lipa përndryshe njihet si një prej emrave më eminentë të Kosovës, që i ka bërë krenarë shqiptarët anë e mbanë me sukseset e saj. /Telegrafi/