Telegrafi

Dua Lipa publikon projektin e fundit muzikor për këtë vit, këngën “Future Nostalgia”

Dua Lipa (Foto: Mark Metcalfe/Getty Images/Guliver)

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar gjatë këtyre ditëve, këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka publikuar të premten projektin e saj të fundit muzikor për këtë vit.

“Sonte, në hënën e fundit të plotë të dekadës, kënga ime me titullin e albumit “Future Nostalgia” do të jetë e disponueshme në të gjitha platformat! Është diçka e dashur për t’ju lidhur deri në vitin e ri”, shkroi Dua një ditë përpara se kënga do të publikohet.

“Future Nostalgia” është tashmë e disponueshme për publikun edhe në kanalin YouTube dhe aktualisht është publikuar vetëm si audio, pa klip.

Autorët e këngës janë Jeff Bhasker dhe Clarence Coffee Jr., me të cilët Dua tha se e shkroi këtë këngë gjatë një pasdite në Los Angeles.

Vetëm një muaj më parë, këngëtarja nga Prishtina publikoi edhe këngën tjetër të albumit, “Don’t start now”, e cila u prit mirë nga publiku.

Ajo këtë ka publikuar vetëm tri këngë, gjersa ka premtuar se në fillim të vitit 2020, albumi i saj “Future Nostalgia” do të jetë në duart e publikut. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)