Telegrafi

Dua Lipa publikon pamjet e para nga Prishtina: Mezi po pres natën e sotme

“Sunny Hill Festival” nis sonte dhe për katër ditë do të sjell emra të mëdhenj të muzikës botërore, përfshirë Dua Lipën, J Balvin, Diplo dhe Skepta.

Mbrëmë këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare pak orë para festivalit arriti në Prishtinë ndërsa këtë e ka konfirmuar vet ajo mëngjesin e ditës së sotme (e enjte).

26-vjeçarja ka publikuar imazhet e para nga parku i Gërmisë aty ku do të mbahet festivali, ndërsa u shpreh se mezi pret natën e sotme.

Foto: Dua Lipa/Instagram

“Kontrolli i zërit në mëngjes, mezi po pres natën e sotme, nata 1 nga 4, Sunny Hill Festival”, ka shkruar Dua në një postim nga Gërmia.

Dua pritet të perfomojë sonte duke bërë këtë hapjen e festivalit katër ditor, ndërsa nuk do të mungojnë as performanca nga artistët vendor si: Kida, Yll Limani e Elvana Gjata.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Telegrafi ndërkohë mëson se gjatë ditës, ylli i “Levitating” do të mbaj edhe një konferencë për media.

Lexo po ashtu Dua Lipa arrin në Prishtinë në prag të “Sunny Hill Festival”

Vlen të theksohet se Komuna e Prishtinë njoftoi se rruga drejt parkut të Gërmisë do të jetë e mbyllur për automjete nga mesnata e 4 gushtit deri mëngjesin e 8 gushtit.

Qarkullimi lejohet vetëm për automjetet të cilat janë në shërbim dhe të akredituara nga festivali, mjetet emergjente. /Telegrafi/

Foto: Dua Lipa/Instagram