Telegrafi

Dua Lipa publikon një video nga prapaskenat e xhirimit të klipit të “One Kiss”

Dua Lipa javë më parë solli këngën më të re të titulluar “One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harrisin.

Por, kënga që është dëgjuar rreth 60 milionë herë në YouTube, së fundi është realizuar me videoklip.

Duke pasur parasysh suksesin e arritur, dyshja ka publikuar në rrjetet sociale disa pjesë të saj.

Në fakt, kjo është ndër rastet e rralla kur artistët publikojnë ndonjë xhirim filmik të prapa skenave.

Këngëtarja shihet se tejet joshëse dhe seksi ndërsa këngëtari e shërben me pije alkoolike.

Bukuroshja jonë duket mjaft entuziaste dhe e lumtur gjatë xhirimeve të klipit, i cili u prit mirë nga publiku.

Kujtomë se 22-vjeçarja do të jetë gjatë verës në Kosovë, ku do të mbajë një koncert në festivalin “Sunny Hill Foundation”. /Telegrafi/