Telegrafi

Dua Lipa publikon listën e këngëve të albumit të parë (Foto)

WASHINGTON, DC - MARCH 05: Dua Lipa in concert at the Rock & Roll Hotel on March 5, 2017 in Washington, DC. (Photo by Paul Morigi/Getty Images)

Dua Lipa ka kohë që ka paralajmëruar publikimin e albumit të parë muzikor.

Këngëtarja tashmë ka zbuluar edhe titujt e këngëve që do të përmbajë albumi debutues.

E para në këtë listë është kënga “Lost In Your Light”, të cilën e sjell në bashkëpunim me artistin amerikan Miguel, transmeton Telegrafi.

Albumi do të përmbajë 17 këngë ndërsa disa prej tyre tashmë i kemi dëgjuar ndërsa janë bërë edhe hite ndërkombëtare.

Theksojmë se Dua ka paralajmëruar se më 2 qershor do ta nxjerrë në shitje albumin. /Telegrafi/