Telegrafi

Dua Lipa publikon klipin e ri “Levitating” të realizuar me TikTok

Foto: Dua Lipa/YouTube

Ashtu edhe siç kishte paralajmëruar, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar klipin e saj më të ri.

Bëhet fjalë për këngën “Levitating”, e cila është pjesë e albumit të saj “Future Nostalgia”.

Kësaj here ajo e ka sjell këngën në bashkëpunim DaBaby, ndonëse në album e këndon solo.

Foto: Dua Lipa/YouTube

“Levitating” është kënga e pestë e albumit, që doli në shitje në muajin mardh dhe llogaritet të jetë ndër albumet më të shitura të industrisë ndërkombëtare të muzikës sivjet.

Në klip, Lipa vjen me një paraqitje mjaft atraktive dhe provokuese, duke mos hezituar të vërë në pah linjat trupore dhe aftësitë e saj në vallëzim.

Lexo po ashtu Dua vazhdon të shijojë jetën e natës në New York me të dashurin e saj, Anwar Hadid

I tërë klipi është realizuar nga regjisori Warren Fu, përmes aplikacionit që ka pushtuar botën, TikTok.

Albumi “Future Nostalgia” e bëri Dua Lipën artisten e parë femër e cila renditet e para në top listën zyrtare të albumeve më të kërkuara në Mbretërinë e Bashkuar për dy javë rresht. /Telegrafi/