Telegrafi

Dua Lipa publikon imazhe nga fëmijëria, reagon ndaj kritikave për ‘Photoshop’

Dua Lipa (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është njëra nga artistet më të pëlqyera shqiptare. Përveç projekteve që publikon, nga njerëzit komentohet mjaft shumë për veshjen dhe pamjen.

Së fundmi, Dua ka publikuar disa imazhe nga fëmijëria në Instagram, teksa tregon se nuk ka bërë ndërhyrje dhe as nuk përdorë ‘photoshop’.

“Për njerëzit që më thonë se i bëj me Photoshop imazhet e mia që të më duken buzët më të mëdha janë të çmendur. Nuk po mundem të besoj që më duhet ta mbroj veten. Ju njerëz jini gati”, ka shkruar Dua.

Ditën e sotme (e martë), Dua është shpallur këngëtarja e tetë më e klikuar në botë, ndërsa në vendin e katërt renditet Rita Ora.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dua Lipa

Këngëtarja 23 vjeçare njëherësh është duke punuar në albumin e ri që pritet të prezantojë shumë shpejt para publikut.

Vlen të ceket se bukuroshja jonë në këtë kohë ishte temë diskutimi për shkak të ndarjes nga i dashuri i saj, Isaac Carew. /Telegrafi/