Telegrafi

Dua Lipa publikon fotosesionin artistik, tërheq vëmendje me pozat tërheqëse

Dua Lipa Foto: Instagram/dualipa

Ajo është ndër artistet shqiptare që pëlqehet tej mase në industrinë muzikore ndërkombëtare.

Fjala është për Dua Lipën, e cila përherë mban të azhurnuar fansat në rrjete sociale.

Së fundmi në Instagram ajo ka publikuar fotosesionin e ri artistik, që u prit mirë nga 64 milionë ndjekësit.

Në tre imazhet e para artistja shihej vetëm me një këmishë të bardhë, duke vënë në dukje këmbët e tonifikuara.

Fotografia e fundit, por jo më pak e rëndësishme, e shfaqte bukuroshen tërheqëse si kurrë më parë.

Theksojmë se ajo do të performojë së shpejti në “Brit Awards”, ku edhe është nominuar në disa kategori. /Telegrafi/