Telegrafi

Dua Lipa publikon fotografi të realizuara gjatë verës: Më mungon të zgjohem për lindjen e diellit

Dua Lipa Foto: Instagram/dualipa

Dua Lipa, artistja me prejardhje shqiptare, po bën bujë në industrinë muzikore ndërkombëtare.

Derisa po korrë sukses të madh, edhe postimet në rrjete sociale nuk janë të pakta nga ana e saj.

Kështu, në një postim të fundit në Instagram, bukuroshja ka ndarë disa imazhe të shkrepura më parë.

Ajo shihej me familjarët e saj në det, kurse ajo çka u vu re më shumë është lindja e diellit.

“Më mungon të zgjohen për lindjen e diellit”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Ndërkohë u theksuan edhe tiparet e formësuara trupore të artistes, ndërsa ajo shfaqej me bikini.

Dua përndryshe është nominuar së fundmi edhe në disa kategori në “Brit Awards 20211”. /Telegrafi/