Artistja me famë botërore, Dua Lipa, gjatë këtyre ditëve ka vizituar Shqipërinë.
Ajo të shtunën ishte prezente në Kalanë e Krujës bashkë me familjen dhe të dashurin e saj, duke shëtitur nëpër gjurmët e historisë shqiptare.
Dua, e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur nga miliona fansa në rrjetet sociale, ka publikuar së fundmi disa fotografi në Instagram nga vizita në qytetin e lashtë të Krujës.
Në imazhin e parë, ajo ka bërë shqiponjën me duar pranë hemblemës dhe shpatës së Skenderbeut, në muzeun historik dhe etnografik.
E njëjta më pas ka hedhur edhe një imazh tjetër ku shfaqet në krahët e të dashurit të saj, Anwar Hadid, i cili po e shoqëron në vizitën e saj në shtetin amë.
Dhe për fund, nuk munguan disa fotografi të prindërve të saj, Dukagjin dhe Anesa, të cilën duket të lumtur ndërsa shijojnë pushimin në Shqipëri. /Telegrafi/