Derisa qëndroi në Kosovë, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka vizituar Ambasadën e Britanisë së Madhe në vendin tonë.
Ajo është takuar me ambasadorin Ruairi O’Connell, teksa është shoqëruar edhe nga babai i saj, Dukagjin Lipa.
Së fundmi, 23-vjeçarja ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale disa momente nga takimi që pati të dielën.
“Fotografitë nga një pritje me Ambasadorin Britanik të Kosovës që takojnë artistë, krijues, vullnetarë dhe aktivistë, të cilët po sjellin ndryshime në Kosovë përmes muzikës, artit, kulturës, inovacionit dhe sportit. Jam me fat që pata rastin të mësojë më shumë rreth punës së tyre dhe të mendojë për mënyra për bashkëpunim”, ka shkruar ajo.
Theksojmë që këngëtarja Lipa ishte disa ditë në Kosovë bashkë me familjen e saj, gjersa shijuan festivalin “Sunny Hill”, ku performuan artistë të shumtë të huaj e lokalë. /Telegrafi/