Telegrafi

Dua Lipa publikon fotografi nga shtrati, tregon çastet e ëmbla që kalon kur ngacmohet nga Anwar

Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Splash News)

Ylli me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, po e shijon në maksimum romancën e saj me vëllanë e motrave Hadid, Anwar Hadid.

Dyshja shfaqen pothuajse në çdo event së bashku, teksa u tha së fundmi se kanë marrë edhe apartament me qira në New York.

Këto ditë, Dua dhe Anwar kanë qëndruar Londër, për të ndjekur nga afër Javën e Modës në kryeqytetin britanik.

Anwar Hadid dhe Dua Lipa (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Teksa po shijojnë qëndrimin në qytetin ku Dua u lind e u rrit, çifti nuk po hezitojnë që t’i ndajnë me fansat e tyre në rrjetet sociale, disa fotografi nga çastet e ëmbla që po shijojnë së bashku.

Lexo po ashtu Në mes të Londrës, në sheshin Granary shfaqet reklama e Dua Lipës para mijëra qytetarëve

Ka qenë Dua së fundmi, ajo e cila ka publikuar për fansat e saj në Instagram një fotografi nga shtrati, ku tregon se si i dashuri i saj ia ka shtrënguar faqet.

Duket marrë një pamje tejet të lezetshme, 24-vjeçarja e bën të ditur në mbishkrimin e footgrafisë se kjo është dukja e saj reale.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet nga fansat në hapësirën për komente nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve i kanë komplimentuar dyshen për harmoninë në çift. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)