Telegrafi

Dua Lipa publikon fotografi nga pushimet me të dashurin e saj të ri, Romain Gavras

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, prej disa muajsh ka nisur një lidhje të re dashurie.

Ajo tani po shijon një romancë me regjisorin francez, Romain Gavras, i cili para disa vitesh ka qenë bashkë me artisten Rita Ora.

Të njëjtit bënë debutimin si çift në tapetin e kuq, në Festivalin e 76-të Vjetor të Filmit në Kanë.

Foto: Screenshot/Instagram

Dyshja këtë periudhë janë në pushime së bashku, gjersa krijuesja e hitit “Levitating” nuk ka munguar me disa momente të veçanta në rrjete sociale.

Lexo po ashtu Anwar Hadid shihet i mërzitur rrugëve të New Yorkut pak ditë pas mesazheve thumbuese ndaj Dua Lipës dhe të dashurit të saj të ri

Artistja me prejardhje nga Kosova ka ndarë disa imazhe me të dashurin, e po ashtu edhe disa prapaskena të këtij pushimi luksoz.

Foto: Screenshot/Instagram

Lidhja e re e Duas vjen pas ndarjes nga modeli i famshëm amerikan, Anwar Hadid.

Përpara Anwar, 27-vjeçarja ka qenë për një kohë edhe me kuzhinierin britanik, Isaac Carew. /Telegrafi/