Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, prej disa muajsh ka nisur një lidhje të re dashurie.
Ajo tani po shijon një romancë me regjisorin francez, Romain Gavras, i cili para disa vitesh ka qenë bashkë me artisten Rita Ora.
Të njëjtit bënë debutimin si çift në tapetin e kuq, në Festivalin e 76-të Vjetor të Filmit në Kanë.
Dyshja këtë periudhë janë në pushime së bashku, gjersa krijuesja e hitit “Levitating” nuk ka munguar me disa momente të veçanta në rrjete sociale.
Artistja me prejardhje nga Kosova ka ndarë disa imazhe me të dashurin, e po ashtu edhe disa prapaskena të këtij pushimi luksoz.
Lidhja e re e Duas vjen pas ndarjes nga modeli i famshëm amerikan, Anwar Hadid.
Përpara Anwar, 27-vjeçarja ka qenë për një kohë edhe me kuzhinierin britanik, Isaac Carew. /Telegrafi/