Telegrafi

Dua Lipa publikon pamje nga koncerti “Rock In Rio”: Natë e paharrueshme

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ka mbyllur në mënyrë të mahnitshme festivalin “Rock In Rio 2022”.

Artistja nga Kosova me renome botërore ka performuar e fundit në mbylljen e festivalit të famshëm në Brazil, që dhuroi disa netë radhazi performanca nga artistë të ndryshëm.

27-vjeçarja ka shpërndarë së fundmi disa video e fotografi, për të dhënë një vështrim nga nata spektakolare.

Foto: Screenshot/Instagram

“Rock In Rio 2022. Faleminderit faleminderit miliona herë. Natë e paharrueshme – e nderuar që mbylla festivalin, performova në natën e fundit”, u shpreh zeshkania.

Lexo po ashtu Rita Ora sjell momente të veçanta nga festivali “Rock In Rio”: Brazil, e ke gjithë zemrën time

Në po të njëjtën ditë ka kënduar edhe këngëtarja tjetër me famë botërore, Rita Ora.

Foto: Screenshot/Instagram

Të dy nga vajzat sollën interpretime të shkëlqyera të hiteve të tyre që kanë krijuar ndër vite.

Krahas Lipës dhe Ritës në këtë mbrëmje performuan edhe: Iron Maiden, Guns N’ Roses, Green Day, Justin Bieber, Demi Lovato, Gilberto Gil, Post Malone, Camila Cabello e Avril Lavigne. /Telegrafi/