Telegrafi

Dua Lipa publikon fotografi nga bregdeti i Shqipërisë, ‘DailyMail’ shkruan gabimisht se ndodhet në Kosovë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, këto ditë është kthyer në Shqipëri për të shijuar disa ditë të mira pushimi.

Ajo e ka kthyer tashmë si në një traditë që prej dy vitesh të vijë dhe të shijojë pushime në një nga atë që duket të jetë si një prej destinacioneve të saj më të preferuara.

Lipa publikoi të enjten disa fotografi nga plazhi i jugut të Shqipërisë, duke treguar shkruar “Home (shtëpia)” në mbishkrimin e tyre, bashkëngjitur me një emoji të flamurit kombëtar.

E mbi këtë ardhje të saj në shtetin amë kanë raportuar edhe mediat e huaja – ndër to edhe tabloidi i famshëm britanik, DailyMail.

Mirëpo këta të fundit e kanë ngatërruar Shqipërinë me Kosovën, duke shkruar se këngëtarja po i shijon pushimet “në një bregdet në shtetin e saj, Kosovë”.

Foto: DailyMail

“Ylli po shijon një pushim në Kosovë, ku kanë lindur të dy prindërit e saj. (Ajo lindi pasi u transferuan në Mbretërinë e Bashkuar, por jetoi gjatë disa viteve të adoleshencës)”, ka shkruar tabloidi i famshëm britanik për pushimet e Duas në jug të Shqipërisë.

Kjo nuk është hera e parë që DailyMail i referohet Kosovës si Shqipëriose anasjalltas, pasi një gabim të ngjashëm tabloidi britanik e kishte bërë edhe vitin e kaluar, kur raportuan për rastin famëkeq “Orenda” në Pejë.

Ata iu referuan ngjarjes së tmerrshme të ndodhur në një shtëpi të të moshuarve në Pejë, si diçka që kishte ndodhur në Shqipëri, duke e edituar më pas dhe ndryshuar emrin e shtetit në Kosovë. /Telegrafi/

Foto: DailyMail