Site icon Telegrafi

Dua Lipa publikon fotografi e mbuluar me shami: Mezi pres të performoj për herë të parë në Indi

Dua Lipa (Foto: Adam Berry/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë shqiptare, Dua Lipa, këtë javë do të udhëtojë në kontinentin aziatik.

Ajo do të performojë në Indi për herë të parë – vend ky të cilin ajo e kishte vizituar për herë të parë vitin e kaluar.

24-vjeçarja zgjodhi të publikojë në rrjetin social Instagram disa fotografi nga vizita e saj e fundit në këtë shtet, duke thënë se mezi pret që të performojë për fansat atje.

“Kaq e emocionuar që të kthehem në Indi këtë javë!! Unë kurrë nuk kam pasur rastin të performoj përballë jush dhe jam e ngazëllyer që ta ndaj skenën me ëmbëlsirat KPez”, ka shkruar Dua në Instagram, ndërsa ka bërë të ditur në kuadër të koncetit të Katy Perryt.

Lexo po ashtu Dua Lipa: Të perfomoj në Kosovë është një moment gjigant, sepse është diçka që gjithmonë kam dashur ta bëj që kur isha e re

Ajo ndërkohë është duke shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit, “Don’t start now”, e cila është renditur e para në top-listat e para britanike dhe amerikane.

Dua Lipa (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Lipa ka bërë gjithashtu të ditur se planifikon që para Krishtlindjeve të publikojë albumin e saj të dytë, për të cilin ka punuar tash e sa kohë.

Përveç aktivitetit muzikor, Dua vazhdon të jetë e përfolur edhe për jetën e saj private, konkretisht lidhjen e saj me Anwar Hadid. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Kate Green/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version