Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, jo pak herë vihet në qendër të vëmendjes së mediave.
Ajo është e ndjekur nga miliona fansa në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, Dua ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet duke i dhuruar një përqafim të ngrohtë të dashurit të saj, Isaac Carew.
Ky i fundit, ka nxjerrë së fundmi në shitje librin e ri me receta “The Dirty Dishes”, ku prezanton brenda tij 100 receta të shpejta dhe të shijshme.
“Hey si e bën ti mama, më lejo ta pëshpëris në veshin tënd”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e fotografisë, duke promovuar kështu librin e të dashurit të saj më të ri.
Më pas, shqiptarja ka hedhur një tjetër fotografi me një sërë librash njëri mbi-tjetrin, duke shkruar në fotografi: “Unë e kam marr timen”.
Përndryshe, artistja po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj më të fundit muzikor “Swan Song”, që njëherësh është edhe kolona zanore e filmit “Alita: Battle Angel”. /Telegrafi/