Këngëtarja me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, është duke qëndruar këto ditë në Itali.
Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria.
Të shtunën, Dua e nisi mëngjesin me një fotografi mjaft provokuese, të cilën e ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
Veshur me bikini ngjyrë vjollcë, këngëtarja shqiptare vuri në pah linjat e saj atraktive, ndërsa pozoi para pasqyrës.
“Mirëmëngjesi”, shkroi Lipa në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.
Përndryshe, javën e ardhshme, Dua do të jetë në Kosovë për të ndjekur nga afër performancën e kolegëve në festivalin “Sunny Hill”, të cilin e organizon i ati i saj. /Telegrafi/