Telegrafi

Dua Lipa publikon bashkëpunimin me Madonnën dhe Missy Elliott – pjesë e klipit edhe i dashuri i saj Anwar Hadid

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, po vazhdon të vizualizojë me klipe disa nga këngët më të suksesshme të albumit të saj, “Future Nostalgia”.

Pas katër klipeve të para, ajo ka sjell edhe klipin e këngës “Levitating”, së cilës i ka bërë një ripërpunim në bashkëpunim me emrat e njohur të muzikës Madonna dhe Missy Elliott.

Vet 24-vjeçarja është shprehur pak ditë më parë në një intervistë për ‘Ash London Live’ se nuk po u besonte syve që po realizonte bashkëpunim me një nga idhujt e saj, siç është Madonna.

“Gjithmonë ka qenë një ëndërr e imja që të punoj me Madonnën dhe Missy Elliott, dhe të jemi në gjendje t’i bëjmë në një këngë. Duke e ditur se kënga do të dalë së shpejti, prapë kjo më duket e pabesueshme”, ka thënë Dua.

Lexo po ashtu Dua Lipa duket tejet me stil në imazhet e fundit, teksa njofton se i është "rikthyer punës"

Klipi “Levitating” u publikua të premten në platformën YouTube dhe e veçanta e tij është se këtë radhë, shqiptarja ka protagonist në klip të dashurin e saj, Anwar Hadid.

Anwar Hadid – pjesë e klipit “Levitating” të Dua Lipës (Foto: Dua Lipa/YouTube)

Ndonëse skenat në klip ku dyshja shfaqen bashkë janë të paktat – një nga momentet më të veçanta duket të jetë ai kur çifti janë të shtrirë dhe Dua duket e lumtur në mbështetjen e të dashurit.

“Levitating” është kënga e pestë që vizualizohet me klip nga albumi i saj i dytë në karrierë, “Future Nostalgia”, që doli në shitje në mars të këtij viti. /Telegrafi/

Anwar Hadid – pjesë e klipit “Lwevitating” të Dua Lipës (Foto: Dua Lipa/YouTube)