Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është një nga emrat më të zëshëm kur bëhet fjalë për zhvillimet që ndodhin në botë, e kësaj radhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Duke qenë se situata doli jashtë kontrollit pasi që protestuesit pro-Trump sulmuan ndërtesën e Kapitolit, ajo ka bërë një reagim në rrjete sociale.
Ylli nga Kosova postoi një fotografi të ngjarjes në InstaStory, ndërsa i drejtohet ish-presidentit amerikan.
Ajo i ka quajtur terroristë protestuesit që kanë shkaktuar trazira, ku mbetën të vdekur katër persona e u arrestuan 52 të tjerë.
“Thirrni ata si janë: terroristë”, ka shkruar ajo.
Theksojmë që Joe Biden tashmë është konfirmuar si president i ri i SHBA-së.
Certifikimi erdhi pas sulmit të djeshëm (e mërkurë) në ndërtesën e kongresit amerikan. /Telegrafi/