Artistja me shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, është gjithmonë e hapur me fansat e saj, dhe nuk heziton kurrë të shpreh hapur mendimet e saj lidhur me ngjarjet aktuale.
Së fundmi, ajo ka bërë të ditur se është kundër vendimit të Boris Johnsonit për të pezulluar parlamentin në prag të Brexit.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është duke u përballur me sfidën e parë të vështirë, kjo pasi qytetarë të shumtë kanë dalë rrugëve duke protestuar kundër një vendimi të tillë.
Dua ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një imazh, ku shfaqet një maskotë e kryeministrit britanik, i cili duket sikur po hedh dhe në varrin, në pllakatën e së cili shkruhet: “Prehu në paqe demokracia e Britanisë”.
Me këtë, artistja shqiptaro-britanike duket se ka vendosur të tregojë se edhe ajo është me popullatën, në përkrahje të mos pezullimit të parlamentit në këtë periudhë.
Dua vitin e kaluar në një intervistë për CNN, kishte folur hapur për Brexitin, duke thënë se të qenit nga Kosova, ka ndikuar në ditjen e vlerës së të qenit në BE, një mundësi të cilët atdhetarët e saj nuk e kanë pasur kurrë.
“Duke qenë nga Kosova, e kuptoj rëndësinë e të qenit në BE, për të qenit bashkë. Them se ata që votuan për të dalë, janë më të moshuar se ata që do të vuajnë pasojat”, ishte shprehur Dua Lipa. /Telegrafi/