Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka dhënë së fundmi një mesazh të fuqishëm për femrat anë e kënd botës.
Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqet një tabelë rrugore në të cilën shkruhej “Mbajeni abortin legal”, Lipa ka dhënë një mesazh sensibilizues lidhur me temën në fjalë.
“Jo trupin tuaj. Jo zgjedhja juaj. Nuk ka nevojë për justifikim. Asnjë njeri nuk duhet të marrë një vendim të tillë themelor në trupin e femrave. Si ndodh që aborti të ndalohet para armëve? Të drejtat tona duhet të dëgjohen. Dhe ne kemi të drejtë të jemi të zemëruar. Gjithë mbështetja ime nga ana tjetër e pellgut. Në solidaritet me motrat e mia”, ka shkruar artistja shqiptare Dua Lipa.
Dua përndryshe ka bërë të ditur se shumë prej vargjeve në këngët e saj, janë mesazhe të fuqishme dedikuar femrave.
Edhe hiti më i madh në karrierën e saj, “New Rules”, fliste për mënyrën se si femrat nuk duhet kthyer tek ish-i dashuri, ani pse vetë Dua i “theu rregullat”, duke u rikthyer në lidhje me modelin Isaac Carew, me të cilin dikur i kishte prishur raportet. /Telegrafi/