Pas pjesëmarrjes së paharruar në Festivalin Sunny Hill, Dua Lipa ka vazhduar me agjendën e saj duke mbajtur një koncert në Budapest të Hungarisë.
Mirëpo, fryma kombëtare e ka ndjekur këngëtaren 22-vjeçare edhe atje.
Të dielën mbrëma, këngëtarja shqiptare ka interpretuar në Festivalin SZIGET, ku është mahnitur nga pritja që i është bërë nga publiku hungarez.
“Një ëndërr absolute. Nuk e di si arritëm këtu kaq shpejt, por kurrë nuk dua të largohem. Ju dua shumë për natën e kaluar”, ka shkruar Dua në përshkrimin e fotografive të publikuara në Instagram.
Për më shumë, në publik ka valuar flamuri kombëtar shqiptar.
Dua Lipa e ka kryesuar Festivalin Sunny Hill që u mbajt në datat 10, 11 dhe 12 gusht në parkun e Gërmisë në Prishtinë.
Krahas saj, në këtë festival kanë performuar edhe Martin Garrix, Action Bronson, Stanaj, G4shi dhe shumë yje të skenës vendore. /Telegrafi/