Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, në shtator të vitit 2019 ka lansuar linjën e saj të veshjeve me brendin e famshëm “Pepe Jeans”.
Teksa muaj më parë nënshkroi marrëveshje me kompaninë në fjalë, ylli 24-vjeçar siç duket po e përjeton ëndrrën e saj në fushën e modës.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme përmes disa fotografive atraktive të publikuara në Instagram, bukuroshja ka prezantuar koleksionin e dytë me këtë brend.
“Koleksioni i dytë me Pepe Jeans ka dalë tashmë. Shumë e emocionuar të ndajë koleksionin e ri”, ka shkruar në postimin e saj të ndarë në Instagram, ndërkohë që sjell edhe një video me koleksionin e ri duke interpretuar hitin e saj “Don’t Start Now”.
Zeshkania shfaqet e mrekullueshme në koleksionin e ri, ndërsa ka rrëmbyer vëmendje me dukjen e saj të veçantë dhe sensuale.
Dua po vazhdon të korrë suksese të mëdha në karrierë, ku së fundmi ka qëndruar në Sydney, pasi ka qenë e ftuar për të performuar në atë që njihet si “Mardi Gras”, parada e komunitetit LGBTI në Australi.
Ajo dhuroi një performancë spektakolare duke interpretuar hitet e saj më të reja përfshirë edhe këto të albumit të ri “Future Nostalgia”. /Telegrafi/