Në fillim të këtij muaji ajo solli një ndryshim në dukje duke bërë flokët ngjyrë të kuqe, teksa po qëndronte e mbyllur me të dashurin e saj, Anwar Hadid, mes krizës së coronavirusit.
Dhe Dua Lipa së fundmi ndau një vështrim më të afërt me modelin e saj të ri të flokëve, teksa mori rrjetin social, Instagram për të treguar pamjen e re me flokët e errët rozë.
Krijuesja e hitit të “New Rules”, 24-vjeçe, dukej mahnitëse me fijet e sapo ngjyrosura dhe ajo pozonte me flokët para fytyrës, në mënyrë që flokët e saj të ishin më në fokus.
Dua dukej e mrekullueshme pa makijazh, ku krahas flokëve tregoi edhe dukjen natyrale.
Ajo si përshkrim të imazhit vendosi një numër ‘emoji qershie’ referuar ngjyrës së flokëve të saj, pasi i kishte të kuqe në fillim të këtij muaji.
Këngëtarja më parë mbajti flokët e bardha me disa fije të zeza, para se të prezantonte këto dy ngjyrat që tashmë i shkojnë mjaft shumë.
Pavarësisht se Mbretëria e Bashkuar është nën mbyllje për disa javë, ylli shqiptar ka kaluar një pjesë të mirë të kohës me partnerin e saj edhe jashtë izolimit.
Në fund të javës së kaluar, Dua dhe Anwar morë pjesë në një ndejë familjare për të festuar ditëlindjen e 19-të të motrës së saj, Rinës.
Ajo ndau një sërë imazhesh nga festa, e cila tregoi veten dhe Anwar duke kaluar çaste të mira në shtëpinë e tyre.
Dua dhe i dashuri i saj, modeli Anwar Hadid këtë qershor festojnë njëvjetorin e romancës së tyre. /Telegrafi/