Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është shumë aktive dhe ndan vazhdimisht postime me ndjekësit në rrjete sociale.
Ajo sjell gjithnjë përmbledhje, si nga koncertet e po ashtu edhe nga vendet që viziton.
E së fundmi, artistja ka qenë duke kaluar një kohë cilësore me miqtë dhe të dashurin, gjersa nuk ka munguar as me disa momente të veçanta.
Në mesin e tyre, krijuesja e hitit “Levitating” ka pozuar edhe me një varëse në formë kryqi.
Duke qenë se është me origjinë nga Kosova, ajo edhe në një intervistë kishte folur për këtë pjesë.
28-vjeçarja theksoi se kosovarët nuk e praktikojnë shumë islamin, por kanë traditë myslimane.
Sidoqoftë, Dua është e hapur dhe duket se nuk i ka problem këto gjëra. /Telegrafi/