Këngëtarja Dua Lipa këto ditë ka udhëtuar në Malajzi për koncertin e saj të radhës.
Ajo ka shfrytëzuar rastin që përderisa ndodhet atje, të bëjë disa shëtitje në vendet më atraktive të qytetit ku po qëndron.
Përgjatë shëtitjes, ajo ka hasur në një mural të madh rrugëve të pyllit, mural në të cilin ishte pikturuar edhe portreti i saj.
Ajo dukej mjaft tërheqëse në ngjyrën blu, teksa mbante edhe një kapele të lezetshme në kokë.
“Duke eksploruar në KL. Shpella, muraleve, majmunë dhe disa djersë serioze”, ka shkruar Lipa në mbishkrimin e fotografisë.
Dua këto ditë publikoi edhe klipin e këngës “One kiss”, të cilën e solli në bashkëpunim me artistin Calvin Harris.
Kënga është pritur mirë nga fansat e të dy palëve, teksa Dua vazhdon të jetë e angazhuar me koncerte të shumta në shumë prej shteteve. /Telegrafi/