Ajo ka performuar së fundmi në Melbourne, në një shfaqje të mahnitshme të dielën mbrëma, biletat e së cilës u shitën vetëm për një natë.
Dhe ndërsa turneu botëror i Dua Lipës po vazhdon, ajo ka qenë këtë herë e pranishme në Auckland në Zelandën e Re për të performuar në kuadër të “Future Nostalgia”.
Këngëtarja, 27-vjeçe, bëri një vizitë në ishullin Waiheke dhe ndau disa fotografi të mrekullueshme nga udhëtimi teksa po shijonte pak kohë përpara koncertit të ardhshëm.
Dua shfaqi figurën e saj me një kostum ngjyrë ari, të cilin e kishte lënë të hapur në pjesën e gjoksit dhe barkut.
Ajo e kompletoi dukjen me një zinxhir të ngjashëm të varur rreth belit.
Zeshkania, e cila po pozonte në anë të një jahti, i kishte lëshuar flokët dhe zgjodhi një palë syze dielli me vathë ari.
“Ditë e përsosur në ishullin Waiheke. Auckland jam shumë e emocionuar që do të ju shoh nesër për dy mbrëmje teksa Future Nostalgia po vazhdon”, tha ajo.
Dua do të kthehet në Australi muajin e ardhshëm meqë do të performojë në Brisbane më 5 nëntor, përpara shfaqjeve në Sydney më 9 dhe 10 nëntor.
27-vjeçarja do të përfundojë turneun e saj në Perth më 16 nëntor. /Telegrafi/