Site icon Telegrafi

Dua Lipa pozon në shoqërinë e Paris Hiltonit

Dua Lipa (Foto: Getty Images/Guliver/Instagram/DuaLipa)

Dua Lipa dhe Paris Hilton janë yje shumë të popullarizuara, secila në fushën e vet, ndërsa kur bëhen bashkë padyshim që marrin vëmendjen e fansave.

Këngëtarja shqiptare dhe amerikania e pasur janë bërë bashkë këtë fundjavë duke bërë disa poza të përbashkëta.

Fotografitë e realizuara, ato i kanë shpërndarë nëpër profilet respektive në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Lajmet për DUA LIPA

Në këtë takim të nivelit të yjeve, Dua është shfaqur me një veshje interesante me ngjyra në pjesën e sipërme, teksa në pjesën e poshtme kishte zgjedhur xhinse.

Ndërkohë, biondja e famshme amerikane dukej elegante, e veshur me një fustan të zi.

Vëmendje kanë marrë edhe vëthët e 23-vjeçares si edhe vështrimet që i kanë ndarë me bionden 37-vjeçare.

“Atraktive”, ka shkruar Dua në përshkrimin e fotografive që i ka publikuar në Instagram.

Derisa Hilton e ka publikuar edhe një video të përbashkët me këngëtaren shqiptare. /Telegrafi/

Exit mobile version