Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka nxjerr në treg së fundmi koleksionin e saj të ri me “Pepe Jeans”.
Ajo po shfrytëzon ndikimin e saj në rrjetet sociale, për të promovuar produktet e reja të kësaj marke.
Së fundmi, artistja me prejardhje nga Kosova publikoi në rrjetin social Instagram dy fotografi, ku shfaqej mjaft atraktive e veshur me një këmishë të bardhë.
Në njërën prej imazheve ajo shfaqet duke mbajtur me duar këmishën e zbërthyer, teksa në imazhin e dytë e ka lënë të lirshme atë.
“A e keni marrë veshjen tuaj të ‘Dua for Pepe’”, ka shkruar Lipa në mbishkrimin e fotografive, teksa ka marrë mijëra komente e pëlqime nga ndjekësit.
Dua përndryshe këtë të premte do të publikojë klipin e saj më të ri “Fever”, me këngëtaren e njohur belge, Angele.
Artistja shqiptare ka qenë shumë aktive këtë vit me projekte të shumta muzikore, ndër to edhe albumin “Future Nostalgia”, i cili renditet aktualisht si albumi më i dëgjuar i vitit i një artisteje femër. /Telegrafi/